• [email protected]
  • Myslym Shyri, mbrapa Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
  • Mon - Fri: 7:30 am - 8:00 pm

Lorem ipsum dolor sit amet, consectet eiusmod tempor incididunt ut labore e rem ipsum dolor sit amet. sum dolor sit amet, consectet eiusmod.

Visiting Hours

Gallery Posts

Biokimi dhe Proteina Specifike

Biokimi

Biokimia është disiplinë e shkencave mjekësore që studion çrregullimet e proceseve të metabolizmit në organizmin e njeriut. Biokimia merret me proceset kimike që ndodhin brenda organizmit dhe që analizohen nëpërmjet parametrave të ndryshëm që testohen në laboratorët mjekësore. Studimet dhe përvoja e gjatë e shkencave mjekësore ka treguar se çdo sëmundje shoqërohet me ndryshime në hallkat të veçanta apo në cikle të tëra të proceseve të metabolizmit. Pra, duke përdorur disa prej metodave analitike të ndryshme mundëson diagnostikimin e çrregullimeve që ndodhin në organizëm si dhe sëmundjeve të ndryshme, për mes analizave që punohen në gjak, urinë si dhe lëngjeve tjera trupore.
1.1
Close,Up,Of,Biologist's,Hand,Holding,Test,Tube,With,Blood

Proteinat specifike

Proteinat luajnë shumë role në trupin tuaj. Proteinat ndihmojnë në riparimin dhe ndërtimin e indeve të trupit tuaj, lejojnë që reaksionet metabolike të zhvillohen dhe koordinojnë funksione të ndryshme trupore. Përveç sigurimit të trupit tuaj me një kornizë strukturore, proteinat gjithashtu mbajnë pH e duhur dhe ekuilibrin e lëngjeve. Së fundi, ato e mbajnë sistemin tuaj imunitar të fortë, transportojnë dhe ruajnë lëndët ushqyese dhe mund të veprojnë si burim energjie, nëse është e nevojshme.

 

Melior Med Laboratories kryen testime laboratorike për një gamë shumë të gjerë të ekzaminimeve biokimike si: Glukoza, Urea, Kreatinina, Sideremia, Proteina, Elektrolitet, Lipidet etj. Gjithashtu, MML bën të mundur, nëpërmjet aplikimit të metodave te ndryshme kryen matjen e proteina të ndryshme specifike si: Proteina C-reaktive, C3. C4, Antistreptolizina-O etj.