• [email protected]
  • Myslym Shyri, mbrapa Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
  • Mon - Fri: 7:30 am - 8:00 pm

Lorem ipsum dolor sit amet, consectet eiusmod tempor incididunt ut labore e rem ipsum dolor sit amet. sum dolor sit amet, consectet eiusmod.

Visiting Hours

Gallery Posts

Gjenetike

Testet Gjenetike


Termi ADN tashmë bën pjesë në fjalorin e gjuhës së përditshme. Me këtë inicial tre shkronjor, nënkuptohet pothuajse instinktivisht trashëgimia gjenetike e një personi apo baza gjenetike nga e cila brumoset një individ. E parë në nivel molekular, ADN-ja është projekti i jetës, që sëbashku me faktorët mjedisorë përcakton formimin e të gjitha tipareve të një individi, qofshin ato normale apo patolologjike. Gjenetika Mjekësore është ajo fushë që merret me variacionet e sekuencës së ADN-së, kryesisht me segmente të caktuara të saj që njihen me emrin gjene, të cilat mund të jenë problematike dhe të shprehin apo kontribuojnë në patologji të ndryshme mjekësore.
Testet gjenetike janë ato teste të cilat shohin ndryshimet e mundshme tek sekuencat e gjeneve por jo vetëm, (tek ADN-ja në terësinë e saj) dhe mund të perdoren si parametra shumë të rëndësishme në:
– Mjekësinë parandaluese dhe monitoruese; ku individit i matet nje risk i caktuar i trashëguar për patologji, të cilat mund të parandalohen në kohë përpara se ato të shfaqen.

– Mjekësinë diagnostikuese; ku diagnostikohen semundjet me bazë gjenetike.

– Mjekësinë prognostike; ku shikohet ecuria e një sëmundje e cila ka një bazë gjenetike dhe pacienti tashmë është në një terapi të caktuar medikamentesh.

Melior Med Laboratories kooperon me laboratorë gjenetike të një niveli ndërkombetar me ekspertë të njohur të fushës dhe ofron një numër të madh testesh të cilat përfshijnë:
Sëmundjet monogjenike dhe ato poligjenike sikurse jane fibroza cistike, talasemitë, çrregullimet neuromuskulore dhe neurodegjenerative, sëmundjet kardiake, hematologjike, renale, hepatologjike, autoimune e shumë patologji të tjera që prekin vazhdimisht popullatën.
Çrregullimet kromozomike sikurse janë sindromat më të shpeshta kromozomike si: trizomia 21 (Sindroma Down), trizomia 13 dhe trizomia 18 dhe probleme të tjera me bazë kromozomike.
Sëmundjet tumorale sikurse janë tumoret apo kanceri i gjirit, mushkërive, stomakut, prostatës, ovareve dhe shumë tumore të tjera.